top of page

Pallati pa leje tek Liqeni i Thatë, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim biznesmenin Lul Morina

 Prokuroria Tiranë ka dërguar në gjyq biznesmenin Julian Morina, i njohur si Lul Morina dhe Shoqërinë ‘Xheluks Construksion’.

Biznesmeni Lul Morina i cili ka kërkuar të bëhet investitor stategjik i qeverisë Rama akuzohet  për ndërtim pa leje.

Morinës iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. 

"Ndërtoi pa leje ose në tejkalim të saj, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq shtetasin J.M. dhe Shoqërinë ‘Xheluks Construksion’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin J.M. dhe Shoqërinë “Xheluks Construksion” shpk, për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron, për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.

Më konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesë prej 2500m2. Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7-kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2. Subjekti tejkaloi lejen e ndërtimit edhe në godinat e tjera në këtë zonë, duke krijuar sipërfaqe shtesë në lartësi dhe volum me rreth 3065.8m2.

Po kështu, prokuroria administroi ekspertimin teknik në lidhje me punimet e kryera po nga kjo shoqëri në Rr. Elbasanit, nga ku rezultoi se një pjesë e tyre kanë dalë jashtë lejes së miratuar. Në objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi’ 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesë ndërtimi prej 5866.88m2.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerëson se shtetasi J.M. duhet të përgjigjet para ligjit për ndërtimet e paligjshme të kryera nga shoqëria ‘Xheluks Construksion’ shpk dhe për tejkalim të lejes së ndërtimit me një sipërfaqe totale prej 15.974.88m2.",njofton prokuroria. 

Po kush është biznesmeni Lul Morina, i njohur për ekspozimin e jetës së luksit dhe lidhjet me mashtrues të njohur ndërkombëtarisht?

Emri i Lul Morinës doli edhe një herë në vitin 2019 gjatë historisë së pazakontë të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë qindra milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash. Ata krijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.

Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.

Përpos kompanisë “DRYMADES DREAM”, Morina është pronar i disa kompanive të tjera NDËRTIMI si ‘Rinia 04’, kompania e ndërtimit  Xheluks Construksion me të cilën ndërtoi pallatin pa leje si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, më objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.

Përmes kompanisë ‘Rinia 04’, Morina ka qenë pronar i kompanisë VILDRI, e cila ka fituar kontrata për ndërtim hidrocentralesh, ku më pas ia kaluar aksionet kompanisë Alpet Energy.

Lul Morina njihet edhe si ish donator i Klubit të Futbollit Tirana. Madje, në fund të vitit 2019, Morina shprehu interesin për t’i blerë Bashkisë së Tiranës 34 % të aksioneve të Klubit Tirana. “Me sa di unë, ekipi ka pasur dhe ka disa borxhe të mëparshme që ekzistonin që kur isha unë pjesë e Tiranës. Nuk kam një pasqyrë të qartë të situatës dhe borxheve. Fakti që dua të hyj në këtë klub dhe të marr aksionet e bashkisë ka përgjegjësi më vete. Këtë lëvizje e bëj për të ndërtuar diçka më të mirë, për të ngritur Tiranën atje ku e ka vendin”, tha Julian Morina.

Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj. Lul Morina shfaqet në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin

bottom of page