top of page

Pamje DRAMATIKE nga Italia/ Rritet numri i viktimave për shkak të motit


Ka shkuar në 11 numri i viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e motit të keq në Itali. Sipas mediave vendase mësohet se dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur, ndërkohë mijëra të tjerë janë detyryar që të zhvendosen pasi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut banesat e tyre janë nën ujë.


Dy fermerë, burrë e grua 73 dhe 71 vjeç u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Russi, një komunë në zonën e Ravenës, në orët e fundit të pushtuara nga uji për shkak të përmbytjes, duke çuar numrin e viktimave në 11.


Djali i cili nuk ishte më në gjendje të kontaktonte me të dy kishte ngritur alarmin dje në rrjetet sociale. Ndër hipotezat mendohet se ata ishin kthyer në shtëpi ndoshta për të rimarrë një pajisje.

Bëhet me dijhe se 24 komuna janë të përmbytura dhe gjatë 36 orëve të fundit lumenjtët e rajonit kanë dalë nga shtrati.

Faenza , një pjesë e Cesena dhe Forlì dhe shumë qendra të tjera të mëdha të banuara përfunduan nën ujë . Në disa zona uji u ngrit në pak minuta, madje arriti deri në katet e para të shtëpive. Disa rrethe të Bolonjës janë zhytur në ujë, ndërkohë gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Rimi.

Kryeministri Giorgia Meloni ka siguruar gatishmërinë maksimale për të ndihmuar zonat e prekura, ndërkohë rreth 700 zjarrfikës janë angazhuar për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.


bottom of page