top of page

PAMJE TË RËNDA/Mbeti e vrarë me breshëri kallashnikovi brenda lokalit në Don Bosko,identifikohet…


Gruaja që shihni në foton e mëposhtme është viktimë e vreshërisë së plumbave mbrëmjen e sotme brenda lokalit të Fatjon Muratit në Don Bosko.


Viktimë e këtij atentati ka mbetur banakierja e lokalit, Mimoza Paja 60 vjeç, e cila nuk ka qenë objektivi, ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë i cili ka marrë një plagë në këmbë.


Sipas informacioneve paraprake mësohet se të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në rrugën “Anastas Shundi” pranë një xhamisë së Brrakës. Ende nuk bëhet me dije se kush ishte objektiv i atentatit ndërsa mësohet se lokali është në pronësi të Fatjon Murati i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles.

bottom of page