top of page

Para ekzekutimit të shqiptarit në Athinë kishte përleshje fizike..

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Mar 8, 2023
  • 1 min read

Policia greke ka arritur të gjejë kamerat e lokalit në “Nea Ionia” të Athinës ku në 21 shkurt u vra 40-vjeçari nga Delvina, Pëllumb Islami.


Mediat greke shkruajnë se pamjet filmike ishin fshehur qëllimisht nga pronari i lokalit, i cili tashmë ndiqet penalisht për “dëshmi të rreme” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.


Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se Pëllumb Islami ndodhej në tavolinë me një shtetas të armatosur. Pas pak në lokal mbërrijnë 6 persona të tjerë dhe aty nis përleshja.


Rezulton se personat që kanë qëlluar me armë zjarri janë personi që shoqërohej me Islamin dhe një nga 6 personat që hyri më pas në lokal. Madje para të shtënave ka pasur përleshje me duar dhe me qytën e armës.

Comments


bottom of page