Pas një letre të dërguar nga anetari i këshillit shkencor të UNESCO, Auron Tare për drejtorin e përgjithshëm të Muzeumit Britanik, ky institucion ka vendosur të ndërrojë emërimin e zbulimit të koleksionit të monedhave romake të zbuluara në Butrint, nga Buthrotum Epir Greqi në Buthrotum Epir Shqipëri. Muzeumi Britanik është qendra më e rëndësishme e Muzeulogjisë Boterore.
Në përgjigjien e dërguar nga kuratori i Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve, Tom Hockenhull, shkruhet se kërkesa e z.Tare është e drejtë dhe pas një kërkimi të mirfilltë u pa e arsyeshme se emërtimi i koleksionit të monedhave të Butrintit të ndryshojë emërtesën e saj në Buthrotum Epir, Albania.
Koleksioni i monedhave romake në British Museum, janë gjetur në Butrint në fillimin e viteve 20-të. Ndër të tjera në këtë koleksion ndodhet monedha e vetme romake e cila përcakton se në shek e II pas krishtit në Butrint u ndërtua një ujësjelles nga Perandori Trajan.
Koleksioni i monedhave të Butrintit nuk është i vetmi nga Shqipëria, pasi në këtë Muzeum të rëndësishem mbahen objekte të zbuluara nga e gjithë bota.
Megjithate reagimi i ketij Muzeumi ndaj nje çështje shumë të mprehtë si çështja e Butrintit tregon për rëndesinë e madhe që bota i jep trashegimise kulturore si aspekt i rëndesishëm i kulturave kombëtare dhe sensitiviteti që ato mbartin.(