top of page

Pas daljes nga burgu Cllevio “tallet” me Noizyn: E ka zemrën si lepurush i vogël,e zë ankthi.


Gjykata e Durrësit dha masën “arrest shtëpie” për reperin Kleviol Ahmeti, i cili u vu në pranga disa ditë më parë pas denoncimit të bëra nga Noizy.

Pas lënies së qelisë ashtu si dhe “tradita” e do Cllevio përshëndeti ndjekësit e tij në “TikTok”. E sigurisht, duke mos lënë zakonin e vjetër reperi u fut “Live” ku dhe foli për eksperiencën e kësaj here në burg si dhe prapaskenat me Noizyn.

Cllevio tha se ka qenë ai i cili i ka propozur Noizyt që të bëhen miq, por ka qenë ky i fundit ai i cili e ka refuzuar, deklaratë kjo e cila bie në kontradiktë me atë që dy dit më parë Noizy bëri, i cili tha se e ka ulur Klevion në tavolinë me prindërit e tij por ai s’vë mend.

Duke e quajtur raportin e tyre “dashuri dhe urrejtje”, Klevioli është treguar mëse i qartë që me Noizyn nuk do të ketë miqësi, sigurisht nuk ka lënë dhe pa e “ngacmuar”.

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je.

Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi).

Kujtojmë që Noizy më 13 prill paraqiti një padi për arrestimin e Klevios pasi sipas tij i shkaktonte ankth dhe frikë me kërcënimet e tij në TikTok. Mirëpo, një ditë më vonë Noizy e tërhoqi këtë padi dhe bëri një sqarim gjerë e gjatë në rrjetet sociale duke thënë arsyen se pse e hoqi si dhe zanafillën e sherrit mes dy reperëve.

bottom of page