top of page

Pas videos me 306 km/orë, Aleks Visha tallet me policinë gjatë shoqërimit, futet LIVE në TikTok!

Policia rrugore e Tiranës i ka bllokuar mjetin tip Lambroghini me të cilët personazhi i rrjeteve sociale Aleks Visha kishte postuar një video me 306 km/orë.E gjatë momentit të shoqërimit, Visha duket se ka sfiduar edhe njëherë policinë duke bërë video për Tik-Tok teksa po drejtonte makinën, me muzikë të lartë e duke tymosur.Video Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat,” njoftoi policia.

bottom of page