Pasi fitoi BBV në Kosovë, ja çfarë mesazhi ka Stresi për Luiz Ejllin
- Infrared Infrared
- Mar 20, 2023
- 1 min read

Reality show shumë i ndjekur i realizuar për herë të parë Big Brother VIP Kosova theu rekorde shikueshmërie në edicionin e tij të parë. Para disa ditësh aventura u mbyll dhe Stresi doli fitues.
Ai fitoi duke lënë mbrapa katër finalistë të tjerë. Aktori Vedat Bajrami, modelja Joliana Nura, Artan Thaçi dhe këngëtarja Mbresa ishin finalistet tjerë te këtij edicioni.
Ai ishte bërë pjesë e formatit nga fillimi dhe ia doli të triumfojë duke marrë 160 mijë euro. Pas daljes nga Big-u, Stresi ka folur edhe për banori më të përfolur në Shqipri, Luiz Ejlli.
Stresi shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin të cilin tha se e ka mik dhe e cilësoi si djalë shembullor.
“Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.
Comments