Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, dosjen e mega-vjedhjes së realizuar nga pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri i saj Havier Dobi, të akuzuar për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” më shumë se një herë të pasurisë së Alda Klosit, mikeshës së ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.
Ndërkaq kjo e fundit akuzohet zyrtarisht për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i “çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”
Ndërkaq në dosjen e prokurorisë, mësohet se shtetasit Ervin Karamuço dhe Altin Dine cilësohen si viktima nga vepra penale “Vjedhja” më shumë se një herë, e realizuar nga Rozeta Dobi dhe i biri i saj Havier Dobi.
Kërkesa e Prokurorisë
KËRKESË PËR DËRGIMIN NË GJYQ TË ÇËSHTJES PENALE NR. 9220 VITI 2022
GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË
Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 9220 të regjistruar më datë 27.12.2022′, kundër të pandehurve:
Rozeta Dobi, e bija e Zeqir dhe Nazike, e datëlindjes 26.04.1974, lindur në Korçë dhe banuese ne Tiranë. Rruga “Astrit Losha”, ap. nr. 9, me arsim të mesëm, me gjendje civile e martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore e padënuar. identifikuar me letërnjoftim me nr. personal H45426064H, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, me vendimin nr.42, regjistri themeltar, datë 09.01.2023 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, zgjatur afatet e paraburgimit me vendimin datë 17.07.2023 të kësaj Gjykate, mbrojtur nga avokati i caktuar kryesisht Nikolin Selimi, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, akuzuar për veprat penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe “Vjedhja” me shume se një herë, parashikuar nga nenet 134/3 – 25 dhe 134/2 i Kodit Penal:
Havier Dobi, i biri i Spartak dhe i Rozeta i datëlindjes 02.10.2002, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë Rruga “Astrit Losha” ap. nr. 9, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar, identifikuar me letërnjoftim me nr. personal K21002031H, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, me vendimin nr.42, regjistri themeltar, datë 09.01.2023 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, zgjatur afatet e paraburgimit me vendimin datë 17.07.2023 të kësaj Gjykate, mbrojtur nga avokati i caktuar kryesisht Stjuart Leli, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, akuzuar për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal;
Alda Klosi (Çiko), atësia Jorgji, amësia Vangjel, datëlindja 25.07.1981.
Ervin Karamuço, me adrese Rr. “Sulejman Pasha”, pall.88/2, ap.28 Tiranë; viktimë nga vepra penale “Vjedhja” më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal;