Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Në orën 09:30 të mëngjesit, në selinë e Partisë Demokratike do mbahet një mbledhje e Këshillit Kombëtar. • Pas përfundimit të mbledhjes, protestuesit e mbledhur para selisë do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve, Sali Berisha. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. • Nga ana tjetër vetë kryedemokrati Sali Berisha dhe tre deputetë të PD-së nuk do të jenë prezent në sallë. Kjo pasi dje, Komisioni i Etikës i ka përjashtuar nga Kuvendi. Berisha dhe Flamur Noka janë përjashtuar për 10 ditë, ndërsa Edi Paloka e Belind Këlliçi, për 5 ditë. • S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.
Masat
Policia e Shtetit ka marrë masa ku një mijë efektivë do të jenë në gatishmëri. Tek Ministria e Mbrojtjes janë pozicionuar dy furgonë të Policisë së Shtetit dhe një autobot me ujë.
Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament. Në protestë do të jet dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.