top of page

Pensionistët italianë në Shqipëri: “Të lodhur nga Italia, ne jemi një vend i vdekur.


Të rinj shqiptarë, që largohen me turma nga vendi i tyre në kërkim të një jete më të mirë jashtë. Pensionistë italianë që vijnë në Shqipëri për të shfrytëzuar koston më të lirë të jetesës. Ky po bëhet trendi më i ri demografik në Shqipëri. E përditshmja italiane Corriere della Sera i ka kushtuar një reportazh pensionistëve italianë që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, të cilët sipas gazetës po shtohen gjithmonë e më shumë.

Nga Corriere della Sera

Me sa duket, Italia nuk është më një “vend i të moshuarve”, për të parafrazuar filmin e famshëm të vëllezërve Coen. Në fakt, pensionistët italianë që zgjedhin t’i kalojnë vitet e pensionit në vendet fqinje, si Shqipëria, janë në rritje. Në veçanti, shumë të moshuar kanë zgjedhur Durrësin, një qytet shqiptar më pak se një orë larg Tiranës: plazhe të pajisura, shezlonge të lira, bare me staf efikas, parkim falas dhe wi-fi, zona për fëmijë dhe shumë më tepër.

Po flasim për njerëz që kanë karrierë prestigjioze pas tyre (sipërmarrës, shitës, komandantë të Alitalia, menaxherë bankash, drejtues kompanish) dhe që tani duan ta shijojnë jetën në mënyrën më të mirë të mundshme, larg problemeve të Ttalisë.

Përralla e “të mërguarve”

Durrësi, me kalimin e viteve, është transformuar: ndërtesat moderne të banimit zënë tokën që më parë ishte zënë nga pylli i madh me pisha. Shumë prej të moshuarve italianë kohët e fundit kanë marrë me qira apo blejnë këto apartamente, duke preferuar jetën që ofron qyteti i qetë shqiptar. Dhe ata nuk janë pensionistë “të klasës së ulët”: ne po flasim për ish-sipërmarrës, pronarë biznesi, drejtues dhe menaxherë korporatash.

Këta njerëz të tërhequr nga taksat shqiptare, çmimet e ulëta dhe një jetë e qetë, kanë zgjedhur të ndryshojnë jetën e tyre, të shijojnë frytet e punës shumëvjeçare. “Udhëheqësja” e komunitetit është Carmine Iampietro, 73 vjeç, ish pronar i një punishteje në Novara: ka ardhur në Shqipëri vite më parë dhe nuk është penduar asnjëherë. Synimi i tij tani është të marrë pjesën e fundit që mungon: sigurimin shëndetësor për të dhe të gjithë bashkatdhetarët e tjerë të pensionuar.

Sigurimet janë pjesa e fundit që mungon për të jetuar në mënyrën më të mirë në tokën shqiptare: pa taksa për pensionet, po ashtu për apartamentet, pa taksë makinash, shpenzimet e godinës mesatarisht nuk i kalojnë 100 euro në vit, ndërkohë që të gjitha faturat e një muaji nuk i kalojnë 90 euro.

Carmine, kreu i Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri, thotë: «Mund t’i lëmë dyert e shtëpisë hapur, përndryshe nuk do të hyjnë të huajt. Asnjë grabitje apo vjedhje, me pak fjalë, asnjë krim i vogël; ne jemi të qetë dhe të mbrojtur, kemi sigurinë për të lëvizur lirshëm, paqësisht. Në Itali i ëndërron këto gjëra, qoftë qytet apo provincë”.

“Jemi të lodhur nga Italia”


Pavarësisht kushteve të favorshme të jetesës, ishte pakënaqësia ajo që shtyu shumë të moshuar që të hidheshin në këmbë. Shumë prej tyre, në fakt, deklarojnë: “Ne jemi një vend i vdekur që ngacmojmë ata që kanë punuar shumë”. Për më tepër, të mërguarit tashmë kanë një marrëdhënie miqësore me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë, me të cilët bisedojnë këndshëm në lokal, si ne dikur, para ardhjes së telefonave inteligjentë.

Kjo është historia e Gabriella Mondonit, një tjetër anëtare e komunitetit të vogël: «Jam e ve, jam 76 vjeçe, kam lindur në liqenin Maggiore, kam qenë sekretare, kujdestare e fëmijëve, kuzhiniere. Isha e ngopur, e ngopur dhe e ngopur me Italinë, kështu që një mëngjes mora patericat, karrocën me rrota, valixhet, macen dhe përshëndetje Durrrës.

Vuaj nga probleme serioze me kockat, më duhej një vend me det dhe diell, në qetësi, me kosto të ulët mjekësore: vizitat nuk i kalojnë 30 euro. Unë luftoj për të ecur, por nëse vuaj nga pagjumësia nuk më intereson, dal, arrij ngadalë në det, pozicionohem dhe pushoj. E patrazuar. Dhe gëzohem me momentet e kënaqësisë”.

Dhe si i mbajnë kontaktet me të afërmit që kanë mbetur në Itali? Këto ditë, nuk është më problem: fluturimet me kosto të ulët të lejojnë të mbash një lidhje të qëndrueshme me vendin e lindjes. Ryanair do të mbërrijë gjithashtu në fund të muajit, pasi ka zgjedhur të investojë në të ardhmen e Shqipërisë, e cila nga ana tjetër është Europë, por jashtë BE-së; nëse do të hyjë ndonjëherë, nuk do të ndodhë për dhjetë vjet, por shqiptarët nuk duket se janë veçanërisht të shqetësuar, ndoshta sepse kanë frikë të bëhen… si Italia.


bottom of page