Një nga shqetësimet më të mëdha të qeverisë britanike është emigracioni ku pjesë e këtij grupi zënë vend shumë të madh shqiptarët të cilët udhëtojnë ilegalisht drejt kanalit të La Manshit.
Por që të arrihet me sukses mbërritja në tokën angleze ka edhe nga ata që futen borxh për të paguar udhëtimin ose bëhen pjesë e bandave kriminale.
51-vjeçar shqiptar, Benet Tershana ka pranuar rolin e tij në kontrabandën e shqiptarëve në Britaninë e Madhe ku është akuzuar 4 herë për këto shkelje të cilat i ka mohuar më parë.
Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Nottingham Crown të hënën, të mbajtur në Gjykatën e Magjistraturës së Nottinghamit Tershana, pranoi se kishte komplotuar për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ose tentative për shkeljen e ligjit të imigracionit.
Dyshohet se kanë përdorur një varkë të vogël për të udhëtuar në Belgjikë, për të mbledhur emigrantë dhe për t’i kthyer ata në Margate në Kent.
Shqiptarët 44-vjeçari Arsen Feci, 48-vjeçari Klodian Shenaj, dhe 44-vjeçari Jetmir Myrtaj mohuan të njëjtën akuzë dhe do të përballen me gjyqin në të njëjtën gjykatë më 24 korrik.
Dymbëdhjetë migrantë, që besohet se ishin shqiptarë duke përfshirë një fëmijë, u morën në paraburgim nga autoritetet belge, me një varkë të sekuestruar më vonë në Brightlingsea, Essex, tha NCA.