Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tepelenë. Një 16-vjeçar mësohet se është plagosur me armë zjarri.
Raportimet paraprake bëjnë me dije se adoleshenti është plagosur aksidentalisht.
I riu është lënduar në këmbë me armën e shërbimit të babait të tij, shtetasit T.Gj. Babai i të plagosurit është punonjës policie në Gjirokastër.
I mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa punonjësi i policisë që dispononte armën është pezulluar nga detyra.