top of page

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 15-vjeçari


Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 15-vjeçar, i cili një ditë më parë dyshohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar të tij. I mituri, që mbeti i plagosur, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Njoftimi i Policisë


Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, vihet në pranga 15-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes.


Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë).


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

bottom of page