top of page

Plagosja e trefishtë në Laprakë, vetëdorëzohet në polici autori


Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së trefishtë mbrëmjen e djeshme në një lokal të Laprakës.


47-vjeçari Altin Mergjushi ishte në kërkim nga policia prej mbrëmjes së djeshme pasi qëlloi me thikë shtetasin italian Massimo Sorvillo, bashkëshorten e tij Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj Viktor Rrapollari.

Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike në Spitaline Traumës, pasi thika i ka preku zemrën.


Sakaq, dyshohet se shkak i plagosjes është bërë shkarkimi nga puna, pasi Mergjyshi punonte në kompaninë e shtetasit italian. Sipas dëshmitarëve, pak çaste përpara ngjarjes, ata kanë patur një debat të fortë verbal.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M.(D.), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit M. S., 44 vjeç, R. Rr., 40 vjeçe dhe V. Rr., 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

bottom of page