top of page

Plagosja në Patok, arrestohet autori pas 4 ditësh


Besnik Selmani, 56 vjeç, banues në Milot është vënë në pranga kur kanë kaluar katër ditë nga shpallja e tij në kërkim.


Më 7 mars, ai plagosi me çifte një tjetër person të identifikuar si Besnik Pulaj, 49 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagunën e Patokut.

Pulaj e Selmani janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe 56-vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të 49-vjeçarit.


Pulaj u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa Selmani u arratis, por nuk i zgjati shumë. Sot, u vu në pranga.


bottom of page