top of page

Plagosje në Tiranë/ Goditet me sende të forta një 30-vjeçar në Tiranë

TIRANË- Një plagosje ka ndodhur në Tiranë, pranë gjimnazit "Partizani". Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21.05, disa persona të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar të identifikuar me inicialet E. Z.. Pasi e kanë dhunuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Shtetit ka bërë me dije se 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa hetimet lidhur me zbardhjen e ngjarjes kanë nisur.

bottom of page