top of page

Plas sherri mes përfaqësuesve të Berishës dhe PS-së në Himarë

Dita e sotme ka nisur me tensione në bashkinë Himarë, teksa vijon numërimi i vota për kryetarë bashkie. Jashtë KZAZ 88 ka pasur një sherr të çastit mes përfaqësuesve të Bashkë Fitojmë dhe Partisë Socialiste, por që situata më pas është qetësuar.

Shkak i konfliktit është bërë largimi i disa numëruesve nga tavolinat ku pritet rikthimi i tyre.

Në Himarë vijon një garë e fortë mes Fredi Belerit dhe Jorgo Goros. Diferenca është rreth 200 vota në favor të Goros. Kanë mbetur 6 kutitë e fundit për numërim.


bottom of page