Pas ndryshimit të drejtorit pak ditë më parë, paraburgimi i Vlorës duket se nuk gjen qetësi. Jo për të burgosurit por për atë që ndodhin me drejtuesit e tij. Përgjegjësja e çështjeve Shoqërore ka kallëzuar zv/drejtorin e institucionit Gentian Manellari , me një akuzë të rëndë duke u shprehur se ai i ka kërkuar 10.000 euro që të qëndronte në pozicionin që ishte. Në kallëzimin e saj , Fjona Cenodemaj, është shprehur se në datën 10 të këtij muaji , kanë qënë në një lokal në afërsi të fshatit Nartë ku ka qënë dhe në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza dhe në një moment siças saj i kallzuari i ka thënë " më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je". Sipas saj nuk i kishte kushtuar shumë vëmëndje kësaj kërkese por 3 ditë më pas i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste, ndërkohë që i është përgjigjur në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Institucionit Edi Leka , se paska qënë e vërtetë kërkesa se duhet të paguante për të qëndruar në vëndin e punës. Ajo është shprehur se ndihet në presion dhe trysni ndërsa ka insistuar që të merren kamerat e lokalit P... që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmimtari i cili është farmacisti i institucionit. Sipas burimeve, farmacisti është marrë në pyetje por nuk dihet çfarë ka deklaruar.
top of page
bottom of page