top of page

Policët ngatërrojnë shtëpinë, vrasin një person të pafajshëm



Oficerët e Policisë kanë ngatërruar shënjestrën, duke vrarë një burrë të pafajshëm në  Neë Mexico, pasi iu përgjigjën një thirrjeje që kishin marrë për dhunë në familje.


Agjentët, të cilët mbërritën rreth orës 23:30 para shtëpisë që besonin se ishte  raportuar për dhunë, trokitën pa sukses.

Në atë moment ata i kërkuan stacionit që të telefononte personin që kishte raportuar për dhunën për sqarim. Por në të njëjtën kohë një burrë i armatosur me pistoletë hapi derën dhe një oficer qëlloi duke e vrarë atë në çast.

“Jam zemërthyer. Dotson nuk ishte subjekt i kësaj telefonate,” tha shefi i policisë së Farmington, Steve Hebbe.


“Është një fund tepër tragjik. Më vjen shumë keq që gjendemi në këtë pozicion,” shtoi ai.

bottom of page