Policia po ekzekuton disa urdhër-arreste në Sarandë, ndërkohë që nuk ka të dhëna zyrtare. Nga raportimet mësohet se forca të policisë po ushtrojnë kontrolle në banesat e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve vendorë.
Mësohet se aksioni ka nisur me urdhër të Prokurorisë së Sarandës ndërsa raportohet se janë ndaluar 4 ish-zyrtarë të IVMT.
Ende nuk dihet se sa urdhër-arreste janë firmosur, por sipas raportimeve paraprake Prokuroria e Sarandës prej kohësh po heton lidhur me IVMT.