
Policia e Devollit po zhvillon një aksion mbrëmjen e sotme për evidentimin e rasteve të lojërave të fatit.
Bëhet me dije se kontrollet janë ushtruar në disa lokale në Bilisht. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, të cilët ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit.
Ndërkohë që po merren në pyetje, dhe do të shihet në vijim nëse do të ketë të arrestuar. Pritet që policia të japë informacion zytar në lidhje me këtë aksion.