top of page

Porti i Durrësit si “han me dy porta” si u kapën 6 punonjësit duke kaluar persona me precedent penal


Dihet tashmë se Porti i Durrësit është shndërruar në një “han me dy porta”. Ditën e sotme gjashtë inspektorë janë arrestuar në Port, pasi kishin ndërtuar një skemë korrupsioni, përmes së cilës merrnin ryshfet, duke lejuar dalje dhe hyrje të shtetasve, të cilët nuk lejoheshin të hynin në BE.


Ata lejonin kalimin e këtyre shtetasve në këmbim të shumave nga 50 deri në 100 euro. Këto veprime kryheshin rregullisht nga punonjësit e portit dhe lejonin kalimin edhe të personave me probleme me drejtësinë apo automjeteve pa doganë.


Pas hetimeve të policisë, në pranga ranë inspektorët Kalosh Sula, Luan Çelaj,Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi, Eduart Matmuja. Gjithashtu Gjykata në Durrës ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.


Gjithsesi, e shkuara na ka treguar se askush nuk i bën dot këto lëvizje pa pasur miratimin nga lart, teksa asnjë drejtues i doganës nuk është vënë nën hetim në lidhje me këtë precedent të rëndë.



bottom of page