top of page

Posta Shqiptare/ “Xhambazi” Ardit Demiri, 215 milionë lekë me tender fiktiv Vilma Nushit

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Feb 14
  • 1 min read

Në listën e shpenzimeve materiale administrative të fund-vitit 2024, me efekt realizimi për vitin 2025, Posta Shqiptare nuk kishte planifikuar fonde për “Blerje bojra teknologjike e lëndë pastrimi teknologjike për Hibrid Mail”, mbasi ato janë financuar me tender deri në fund të vitit 2026.

Por drejtori i përgjithshëm, xhambazi Ardit Demiri, në muajin dhjetor 2024, sajoi një tender me fond të veçantë nga të ardhrat e Postës Shqiptare, për blerje bojra teknologjike e lëndë pastrimi teknologjike për Hibrid Mail, me vlerë limit 222 milionë lekë.Këto miliona, drejtori Ardit Demiri ia kë dhënë kompanisë “Marketing&Distribution Sh.p.k”, të oligarkes Vilma Nushi, duke sajuar dhe kritere, procedura e garë fiktive, me pjesëmarrës pa ofertë financiare.

Kompanisë së Vilmës, tenderi i është dhënë me vlerë kontrate 215 milionë lekë, duke lejuar në garë kompaninë “Adel Co Sh.p.k.” me ofertë “zero” lekë dhe kompaninë “Sinteza Co Sh.p.k” me ofertë 219 milionë lekë.

Të dyja këto kompani, u përdorën nga Vilma Nushi për garë fiktive sa për efekt numri ligjor, dhe u pranuan nga drejtori Ardit Demiri, që milionat e këtij tenderi të sajuar, t’i merrte ajo.

Planifikimi buxhetor shtesë, procedura dhe procesi e tenderit, u sajuan me atë qëllim e me ato marifete, që këto miliona t’i merrte lehtësisht kompania “Marketing&Distribution Sh.p.k” e Vilma Nushit, siç ka marrë shumë tenderë të tjerë, për shërbime që nuk i kryen.

Vetëm gjatë periudhës janar- shkurt 2025, Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri, ka shtuar edhe 1.6 milionë Euro, për tenderë të pa planifikuar, për shërbime e investime fiktive, të cilat ka filluar t’ua japë kompanive të lidhura me të dhe me kupolën e PS.

Comments


bottom of page