Pra, ndërsa spitali është i mbuluar nga papastërti, tenderi zvarritet për shkak të shkeljeve që ka bërë drejtori Genci Hyska.
- Infrared Infrared
- Mar 20, 2024
- 2 min read

Në muajin shkurt të këtij viti ka bërë publike dy denoncime që ishin bërë për tenderin me objekt “Eliminimi i Mbetjeve të Rrezikshme Spitalore me afat MK 12 muaj”, i cili është hapur në datë 7 shkurt 2024. Në lojë janë 123 milionë lekë. Pra, ndërsa spitali është i mbuluar nga papastërti, tenderi zvarritet për shkak të shkeljeve që ka bërë drejtori Genci Hyska. Këtu mund të ketë rol edhe ministrja Albana Koçiu, pasi dihet se fondet nuk lëvizin pa miratimin e saj.
Kujtojmë se dy firmat që kishin bërë denoncime janë ‘Eco Riciklim’ me pronar Arbër Teqjan dhe firma A.L.E. RECYCLING e Elvis Mirit. Të dy biznesmenët ankoheshin për të njëjtën pikë të tenderit tek KPP, që kriteret ishin hartuar shkel e shko, duke krijuar paqartësi dhe hapësira për abuzime.
Ndërkohë, theksohej që disa kërkesa janë hartuar për një kompani të posaçme dhe për të tjerët janë të paqarta.

“Duke qenë se ky kriter nuk është argumentuar nga Autoriteti kontraktor e kemi të vështirë të vlerësojmë apo te gjejmë dobinë apo rritjen e cilësisë së shërbimit qe i sjell spitalit ky kriter për detyrime që operatorët ekonomik i kanë ndaj organeve që i kanë licencuar, dhe për çfarë vlerësohet i nevojshëm vërtetimi që operatori ka dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, raportet e vet monitorimeve periodike, për ekzekutimin me sukses të kontratës”, theksohej në ankesat e bëra.
Tashmë të dyja këto kërkesa janë shqyrtuar nga Komisioni i Prokurimeve Publike, i cili ka pranuar ankesat e bëra. Në vendimin e bërë publik thuhet se pranohet dhe mbyllet ankesa e bërë nga ‘Eco Riciklim’ , e cila pretendonte se AK nuk ka hartuar si duhet dokumentet e tenderit dhe ka bërë dokumente në shkelje ligjore. Ndërsa ankesa A.L.E. RECYCLING është pranuar pjesërisht dhe për pjesën tjetër do të vazhdojnë hetimet.
Gjithsesi në pikën e fundit të vendimit, KPP i kërkon Hyskës si drejtor i spitalit që të bëjë modifikimin e dokumentit dhe të përcaktojë kriteret sipas ligjit.

Kjo do të thotë që në këtë kontratë ka patur kritere të manipuluara që tenderi t’i jepej ndonjë kompanie që ishte paracaktuar në fillim të procedurës.
Në fakt, dy kompanitë që kanë bërë denoncimin për tenderin e Maternitetit duket se janë spostuar papritur nga dalja në skenë e ndonjë klienti të ri. Zakonisht dy denoncuesit i fitojnë tenderat e spitaleve për largimin e mbetjeve.
Comentarios