Është rënduar pozita e ish-zëvendës ministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pasi GJKKO firmosi urdhër-arrestin ndaj tij për aferën e inceneratorëve.
Tashmë SPAK ka vijuar hetimet dhe për veprime të tjera të kundërligjshme të kryera nga ish-ministri.
Këtë herë SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin për privatizimin e ish Fabrikës së Bukës, ku sot është ndërtuar kompleksi ‘Emerald Center’, në rrugën 5 Maj në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 7 mld lekë të vjetra.
Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Lirim Fezollari pronar i qendrës tregtare dhe kompleks banimi ‘Emerald Center’ dhe i qendrës së argëtimit ‘L’attitude’.
Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizmi, ka qenë ministër Financash.
Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë.
Avokati i ish-ministrit tashmë në arrati, është njohur me akuzën.