top of page

Privatizimi i ish-fabrikës së bukës, Arben Ahmetaj sërish i pandehur


Është rënduar pozita e ish-zëvendës ministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati pasi GJKKO firmosi urdhër-arrestin ndaj tij për aferën e inceneratorëve.

Tashmë SPAK ka vijuar hetimet dhe për veprime të tjera të kundërligjshme të kryera nga ish-ministri.


Këtë herë SPAK ka marrë të pandehur ish-

ministrin për privatizimin e ish Fabrikës së Bukës, ku sot është ndërtuar kompleksi ‘Emerald Center’, në rrugën 5 Maj në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 7 mld lekë të vjetra.


Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Lirim Fezollari pronar i qendrës tregtare dhe kompleks banimi ‘Emerald Center’ dhe i qendrës së argëtimit ‘L’attitude’.

Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizmi, ka qenë ministër Financash.

Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë.

Avokati i ish-ministrit tashmë në arrati, është njohur me akuzën.


bottom of page