top of page

Privatizimi i pronave publike/ Çupi: Ligj korruptiv, u votua me shpejtësi për interesa okulte


Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, njëherësh nënkryetare e Komisionit të Ligjeve është kritike e fortë në ndryshimet e bëra në ligjin për shkëmbimin e pronave shtetërore me ato private, duke e cilësuar si ligj tërësisht korruptiv.

Në një intervistë për MCN, Çupi tha se mënyra se si është propozuar projektligji, se si është amenduar dhe hilet e përdorura nga deputetët dhe qeveria për ta futur në seancë në mënyrë të shpejtë, fsheh interesa okulte.

Sipas saj, kishte një akt normativ për pronat shtetërore në vitin 2008, ku kishte standarde të përcaktuara sa i takon privatizimit të pronave shtetërore mbas vitit 2013 dhe se ky akt normativ ka pasur disa ndryshime, po i fundit ishte ndryshimi më korruptiv.

Dhurata Çupi: Dje në seancë i kërkova kryetares së parlamentit me insistim që të mblidhte grupin e Partisë Socialiste dhe ta shtynte votimin e këtij projektligj, por me forcë kartoni, u votua një nga ligjet më korruptive të 30 viteve të fundit. Projektligji nuk është qëllim i disa deputetëve, pasi deputetët nuk guxojnë të propozojnë amendamente nëse nuk kanë ok e Edi Ramës. Nga viti 2008 ministritë e linjës kanë ndryshuar emrin, por fillon për ta kaluar në përgjegjësi me ministrinë e Ekonomisë. Amendimet konsistojnë në një projektligj korruptiv.

Prona shtetërore mund të shkëmbehet me pronat private? Një gjë e pamenduar deri në këtë kohë. Prona private nuk mund të trajtohet si prona shtetërore, se prona shtetërore ka status të veçantë dhe rregullohet me dispozita të veçanta. Është projektligj klientelist për një grup projektesh private. Diskutimi është kush është ky institucion që ka dhënë leje, një institucion i privat mbi një pasuri shtetërore, se kur jepet leja e zhvillimit urbanistika e qytetit përkatës, jep leje, kur jep për zhvillim, jep edhe për shembjen asaj shtetërore. Kush je ti që shemb pronën shtetërore? Shikoni teatrin kombëtar, statusi i pronës së teatrit kombëtar është i konsoliduar.

Leja e zhvillimit është dhënë mbi një pronë shtetërore. Miradministrimi i pronës shtetërore janë raporte të KLSH ku vetëm abuzimi me prona shtetërore kalon 200 mijë euro në vit. Kjo të jep indicien se ky do jetë një nga projektligjet që do të vazhdojë më tej me aferat korruptive. Ka të bëj me teatrin, me bregdetin, se dhe në bregdet ka prona shtetërore në varësi të ministrisë së Mbrojtjes. Që nga viti 2013 ne nuk kemi asnjë vendim qeverie për transferimin e pronave bashkive, kjo është bërë vetëm për raste të veçanta. Nuk u kalohen pronat në varësi bashkive, për ti pasur nën kontroll qeveria. I kam bërë thirrje SPAK dhe gjithë organeve hetimore që të hetojnë lobimin që është bërë për të miratuar këtë ligj.

bottom of page