top of page

Prokuroria dërgon për gjykim Alda Klosin, pastruesen dhe djalin e saj

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Alda Klosin për akuzën e deklarimit të rremë të shumës së parave dhe një apartamenti.

Rozeta Dobi dhe i biri Havier akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se për Alda Klosin është çelur hetim pasuror, por kjo pjese është veçuar dhe po vijon hetimi.

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit të këtij viti pas dëshmisë së dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit.

Sanitarja Dobi tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin.

Ndërkohë, Alda Klosi nuk ka pranuar akuzat.

bottom of page