Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka dërguar fletë-thirrje për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin.
Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli, më 11 shtator.
Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.
Adriana Kalaja tha se në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën.