Pronarët vdiqën 4 vite më parë! Shpërthim në oborrin e shtëpisë
- Editor 1
- Mar 10, 2023
- 1 min read
Në fshatin Bulgarec në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Comentários