Teksa ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi dje se të enjten do të mbahet protesta e radhës, zbardhen të tjera detaje.
Mësohet se protesta, e cila do të zhvillohet para Kuvendit, do të nisë në orën 09:00.
Me thirrjen “Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”, opozita do të stacionet para Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare.