top of page

Protesta te bashkia/ Mehdi Malkaj për Veliajn: Fshati digjet, k*rva krihet

pranishëm në protestën e katërt para Bashkisë së Tiranës ka qenë dhe aktori Mehdi Malkaj, i cili u është drejtuar me disa fjalë qytetarë, ku iu kërkoi të ngrihen të gjithë në protestë. Ai e quajti Veliajn si një kriminel që ka zhdukur malin e Dajtit me ngritjen e kullave.


“Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithme që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli, plehra e zhduku Dajtin. Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe k**va krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Unë jam një protestues i vogel por unë u bëj thirrjë të gjithëve djem dhe pleq të ngrihen të gjithë. Myslimanë dhe të krishterë të ngrihemi të gjithë”, tha aktori.

bottom of page