TIRANË- Festivali “Sunny Hill” nuk do të organizohet këtë vit as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Organizatorët njoftojnë se për shkak se po ndërtohet hapësira e re, datat e mbajtjes së festivalit janë zhvendosur në gusht të vitit 2024.
“Ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell ‘Sunny Hill Festival’ janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024,”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e Sunny Hill Festival.
Por nuk sqarohet se përse u anulua pjesëmarrja në Tiranë.
Sunny Hill Festival është një prej pesë festivaleve më të ndjekura në Evropë dhe vetëm vjet për shkak të një "problemi" me pjesën e tokës ku do të zhvillohej festivali, u vendos që të vinte edhe në Tiranë. Në vitin 2022, Festivali Sunny Hill u vendos të mos mbahej në Prishtinë, pasi organizatorët fillimisht u tërhoqën nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i njoftoi krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina. Por më pas palët ranë dakord dhe festivali u mbajt në të dy vendet. Kësaj herë nuk ndodh kështu!
Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, kryebashkiaku i Tiranës (tashmë i rizgjedhur) Erion Veliaj e përmendi Dua Lipën si një ndër "VIP-et" me të cilat kishte marrëdhënie miqësore. Por kjo e fundit, në asnjë moment nuk doli ta mbështeste në fushatë, ashtu siç bëri Rita Ora me një mesazh të dërguar posaçërisht për të.

Ndërsa Dua Lipa, edhe pas dhjetrave vizitave dhe drekave nën shoqërinë e Veliajt dhe familjes e miqëve të tij, zgjodhi heshtjen në fushatë. Arsyet nuk dihen. Por ndoshta mund të kenë ndikuar edhe në anulimin e SunnyHill në Tiranë.