Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr drejt një banese në zonën e Lundrës, Tiranë, gjatë natës.
Sipas informacioneve paraprake, një person i paidentifikuar ka qëlluar të paktën tre herë me armë zjarri drejt katit të tretë të një banese.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, pasi edhe banesa është e pabanuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona pas mesnate.
Policia ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.