top of page

Qëllohet me kallash në drejtim të lokalit në Kamëz

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Mar 11, 2023
  • 1 min read

Në orët e para të ditës së sotme është qëlluar me breshëri kallashi në drejtim të një lokali në bulevardin “Donald Trump” në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:10.

Nga plumbat janë thyer xhamat e lokalit në pronësi të N. M. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur dhe fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Comments


bottom of page