top of page

“Qetësohuni o djema!” Fjalët e fundit të shqiptarit që u vra aksidentalisht në Greqi

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Feb 23, 2023
  • 1 min read

Hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami mbeti i vdekur ditën e djeshme në Greqi nga një plumb i marrë aksidentalisht.

Sipas mediave vendase mësohet se Islami kishte tentuar të qetësonte situatën mes 7 shqiptarëve të cilët po debatonin në lokalin ku 39-vjeçari ishte ulur.


Bashkëshortja e tij ka rrëfyer për mediat greke se Isalmi u kishte thënë shqiptarëve që të qetësoheshin, por kur kishte parë që ata kishin nxjerrë armët kishte tentuar të largohet me vrap.

Në tentativë për të shpëtuar, një plumb qorr i mori jetën 39-vjeçarit.


“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe u godit. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamerierët dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’” , thotë bashkëshortja e vëllait 39-vjeçar.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Dyqani nuk ishte as streha e tij. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte një punëtor dhe i qetë ”, thekson ajo.


Ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme dhe pritet që varrimi të bëhet në vendlindjen e tij, Shqipëri.


Commentaires


bottom of page