Qokat në RTSH / Aurora Polo i jep emision shoqes së saj Ilda Lumani, 5 kandidatë për drejtorë dhe një dosje në SPAK
- Editor 1
- Jan 18
- 2 min read

Radio Televizioni Shqitar do të njohë shumë shpejt drejtuesin e ri. Këshilli Drejtues do të duhet të zgjedh mes Mustafa Nanos, Aleksandër Çipës, Dritan Hilës, Jetmir Shpuzës dhe Aurora Polos se kujt do t’i besojë drejtimin e medias publike.
Megjithatë afati përfundimtar për paraqitjen e kandidaturave është data 20 janar, kohë gjatë së cilës pritet të aplikojë pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi.
Ndërsa RTSH është përfshirë nga ethet e garës, Aurora Polo, drejtuese në detyrë, ka nxituar të bëjë qokat e saj të fundit duke firmosur kontratat e emisioneve për sezonin e ri televiziv. Ilda Lumani mikeshë e ngushtë e Aurora Polos dhe Beniada Nishani do të mbulojnë hapësirën e pasdites në RTSH. Emisioni “Miqtë e Pasdites” me autore Ilda Lumani dhe moderatore Beniada Nishani, është vetëm një nga dhuratat që inxhinieria Polo ka ndarë për miqtë e saj, në mënyrë klinteliste.
Të gjitha abuzimet me paratë e medias publike do të jenë subjekt i hetimit të SPAK, pasi sipas një raporti të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë konstatuar abuzime të rënda me fondet publike në RTSH. Sipas raportit, Aurora Polo ka ndarë paratë publike për një rreth klientelist brenda dhe jashtë RTSH-së.
Për këtë arsye ditën e enjte, drejtoresha e komanduar e RTSH Aurora Polo është paraqitur disa ditë më parë në SPAK. Sipas burimeve, SPAK ka regjistruar një procedim penal për disa afera të dyshuara korruptive në RTSH. Zonja Polo është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të merret e pandehur, megjithëse besohet se Polo e ka zhvendosur përgjegjësinë mbi Alfred Pezën dhe Leka Bugon. Po sipas burimeve, një nga çështjet për të cilat është pyetur Aurora Polo është edhe afera me emisionin “Fustanella” të Altin Bashës.
Inxhinierja Aurora Polo është ndoshta e vetmja funksionare publike, e cila paguhet me tre rroga shtetërore; si drejtore e RTSH, shefe e kabinetit në OST dhe si inxhiniere në Teatrin e Operas, ndërsa merr para edhe me biznesin privat për auditimin e eficencës në energji dhe ndërtesa, duke shfrytëzuar funksionin publik në OST. Aurora Polo dhe Leka Bungo kanë ndarë edhe 140 mijë euro për Altin Bashën për programet e fundvitit. Aferat asistohen nga ‘skifteri’ Eduart Shalsi, i cili është lidhje e ngushtë e kunatit të Aurora Polos, Aleko Polo. Ky i fundit ka qenë edhe shef kabineti i Shalsit, kur ishte ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ku në fakt mbrojti vetëm sipërmarrjen e gruas së tij të dytë Eranda Shalsi, duke i kaluar para publike për projekte, bizneset e burrit të Aurora Polos si dhe akulloret e kontaminuara të oligakut, Grigor Joti, i cili i kishte punësuar Shalsit djalin me gruan e parë në kompaninë e tij.
Comments