top of page

Radhë të gjata në doganën e Dibrës, ja arsyeja


Moti i mirë i kësaj fundjave ka bërë që të ketë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është evidentuar edhe në Bllatë të Dibrës.

Dhjetëra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj. Radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare. Ndërkohë nga pala maqedonase nuk ka vonesa.


Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve nga Dibra dhe Bulqiza drejt shtetit fqinj.


Banorët e këtyre dy zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant për shkak se çmimet janë shumë më të ulëta se në vendin tonë.

bottom of page