top of page

Rama dhe ministrat “bojkot” Kuvendit! Noka: Vodhët zgjedhjet! Tani prisni përgjigjen

Sot deputetët u rikthyen në parlament pas zgjedhjeve lokale. Fjalën i pari e mori Flamur Noka që akuzoi se socialistët vodhën zgjedhjet për bashkitë. Por teksa deputeti demokrat fliste, salla ishte thuajse bosh. Kryeministri Rama, ministrat dhe pjesa dërrmuese e deputetëve socialistë nuk ishin në parlament.


Banda qeveri shkoi të dielën me një moto për të marrë të gjithë pushtetin. Jeni duke u thënë shqiptarëve “ne u shkelim dhe i konsiderojmë vemje”. Këto mekanizma i përdor vetëm mafia, kriminal, anti-ligjor, vetëm e vetëm për të marrë bashkitë. Elbasani e tregoi këtë. Në Belsh, të burgosurit votuan tre katër herë. Votuan në Durrës, Belsh dhe Rrogozhinë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër më me ju. Ndaj prisni përgjigje” tha ai.


bottom of page