Rama i beson Vlorën diplomatit Ermal Dredha
- Editor 1
- Mar 25, 2023
- 1 min read

Diplomati Ermal Dredha do të jenë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 14 Majit. Ish-ambasadori i lakuar prej disa javësh në media sot mori konfirmimin zyrtar nga baza.
Ai garoi në asamblenë socialiste të Vlorës përballë ish-deputetit Fate Velaj. Në fund, Dredha mori 199 vota dhe Felaj 150 vota. Mbrëmjen e sotme Kryesia e PS-së për formalitet do të zyrtarizojë emrin e diplomatit.