I ftuar në “Zona Zero” ish-deputeti Halit Valteri ka folur në lidhje me riformimin e qeverisë në vjeshtë, dhe për ndryshimet e mundshme.
Valteri u shpreh se nëse do ishte në krye të qeverisë, atëherë ai nuk do të mbante asnjë nga ata ministra në poste në vjeshtë.
“Qeveria duhet të ndryshohet e gjitha, çdo ministër nuk duhet të rrijë më shumë se dy vjet, ose duhet të ketë “qarkullim” të tyre. Se analizën nëse kanë punuar mirë apo jo, e sheh te KLSH-ja. Çdo vit bëhet raporti, sa koncesione jepen dhe sa nuk jepen, me sa e nxjerr km Belinda dhe me sa jo…këtu shikohen shkeljet. Për mua asnjë nga ata nuk duhet të rrijë më”, tha Valteri.