top of page

Rama takohet me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit! Diskutohet për marrëveshje në sektorë ..


Kryeministri, Edi Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Japoni, ku së fundmi është takuar me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit me të cilin ka diskutuar për të arritur marrëveshje mbi investime japoneze në Shqipëri.


“Me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë”-shkruan Rama në postimin e bërë në facebook.

Ndër postimet e bëra, Rama ka publikuar edhe një foto nga kryeqyteti japonez, Tokio ku flamuri shqiptar shihet përkrah atij të Japonisë.

bottom of page