Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka kapur në flagrancë kandidaten e PS për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa dhe bashkëpunëtorët e saj, me abuzime që shkojnë në miliona euro.
Infrared.al tregon se bashkia e Lushnjes , është ndër bashkitë më problematike në Shqipëri ku shkeljet e hasura nisin që nga abuzimet financiare dhe deri te mos regjistrimi i aseteve të saj , lojë kjo që po haset në disa bashki. Ndër shkeljet e hasura , janë edhe raste të cilat kompani të ndryshme kanë marrë dhe shumat monetare pa bërë punën . Një prej këtyre rasteve është edhe në shkollën e mesme të Bashkuar "10 korriku" ku nga KLSH ,janë konstatuar shumë punime të pakryera nga firma Senka Shpk dhe Edland Shpk , lekë të cilat janë likujduar bashkia për kompanitë përkatëse , edhe pse skanë bërë punën e duhur .
Gjithashtu ,probleme të shumta janë hasur dhe me sasinë e madhe të karburantit , e cila nuk ka të dhëna të shumta mbi kompanitë që kanë bashkëpunuar apo ku janë harxhuar .
Në 10 faqe përmbledhje të shkurtuar, dokumentohen të gjitha shkeljet e rënda të kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe drejtorëve të bashkisë, të cilët mund të përballen shumë shpejt me drejtësinë.
Në dokumentacionin zyrtar të KLSH-së, shkruhet saktësisht për aferat financiare brenda ambjenteve të Bashkisë së Lushnjës.