Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngriti problematikat e krijuara gjatë vëzhgimit të tyre për procesin zgjedhor të 14 majit.
Sipas përfaqësueve nga KSHH dhe Qëndresa Qytetare, shitblerja e votës ishte sërish fenomen i pranishëm.
"Pak ditë para ditës së votimit është vërejtur një fluks i shtuar i rasteve të dyshuara si shitblerja e votave në disa bashki."
Probleme ishte votimi familjar dhe përdorimi i mjeteve elektronike gjatë zgjedhjeve.
"Janë adresuar prej vëzhguesve tanë 36 vërejtje me shkrim për aspekte të përsëritura që i takojnë votimit familjar, mosrespektimin e procedurave për dhënien e ndihmës ndaj zgjedhësve që për shkak të aftësive të veçanta nuk mund të votonin vetë, prezenca e personave të paautorizuar në Qendrat e Votimit, përdorim ose mbajtje e aparatit celular nga ana e zgjedhësve".
Ndërkohë një tjetër problematike ishte dhe mosnjohuritë e komisionerëve për PEI-t.
"Në orët e para të mëngjesit ka filluar me vonesë procesi i votimit dhe më pas është ndërprerë në disa qendra votimi duke krijuar konfuzion te zgjedhësit për shkak të mosvënies ose ndërprerjes së pajisjes së indentifikimit elektronik të zgjedhësit. Vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhësve për kalimin nga identifikimi elektronik nëpërmjet sistemit PEI në vijimin e procesit të identifikimit të zgjedhësve në mënyrë manuale në rreth 533 qendra votimi ose 10% e totalit u mor në orën 9, rreth dy orë me vonesë nga ora e fillimit të procesit të votimit."
Edhe mosërdorimi i beixhave identifikues ishte një shqetësim.
"Thirrja publike për largimin e personave të paautorizuar nga qendrat e votimit nuk i shërbeu parandalimit të episodeve të tjera të prezencës së këtyre shtetasve."
Ndërkohë përsa i përket ndarjes së punës KSHH u shpreh se procesi u nda në mënyrë të rregull dhe se pati mirëkuptim mes komisionerëve.