Laert Haxhiu i riu nga Lushnja i cili ndodhet në burgun e Greqisë dhe në vendin tonë rezulton i denuar më 18 vite burg do të përballet këtë të mërkurë më në gjykatën e Athinës lidhur me ekstradimi e tij.
Ai aktualisht ka një vendim dënimi nga gjykata e lartë si dhe rezulton i shpallur në kërkim nga prokuroria e posacme pas dëshmisë së bashkëpuntorit të drejtësisë Artan Tafani ku e implikon Haxhiun në disa vrasje dhe krime të tjera.Laert Haxhiu përfaqësohet në Athinë nga avokati shqiptar Detar Hysi dhe juristë grek të cilët më herat kanë mbrojtur interesat ligjore të Bledar Jambellit i akuzuar si autor i vrasjës së Artan Cukut.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 14:00 me orën e Greqise ku një interes të lartë ka edhe nga pala shqiptare.
Si ndodhi masakra e Lushnjës
Sipas pamjeve filmike në mjetin me targa AA 726 PC kanë qenë gjithsej 3 persona, dy që kanë gjuajtur dhe i treti që ka drejtuar mjetin. Në orën 18:06 vihet re që mjeti i cili bën manovrën e parkimit nuk parkon, por niset me shpejtësi në drejtim të vendit të ngjarjes. Në momentin që mjeti shfaqet që të ndalojë, shihet që shtetasi Zamir Latifi rrëzohet në tokë dhe mbi të kalon një person që gjuan me breshëri mbi të. Nga pamjet filmike dallohet që nga mjeti zbret vetëm drejtuesi i saj, i cili është një person i gjatë dhe i dobët, ndërsa dy personat e tjerë rezultojnë që të kenë zbritur më parë.Pas këtij momenti shihet që personi që qëlloi mbi Zamir Latifin kalon përpara mjetit dhe hipën në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa personi i dytë vjen nga pas mjetit dhe hipën në anën e pasme pas shoferit. Nga këqyrja e kësaj kamere ka rezultuar se para dhe pas mjetit të autorëve me shpejtësi largohen edhe dy mjete të tjera të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe pikërisht një ‘Benz C Class’ gri dhe një ‘Ford Focus’ i bardhë dhe me logo jeshile. Duke parë që mjetet shkojnë me shpejtësi para dhe pas mjetit të autorëve lindin dyshime se këto dy mjete kanë luajtur rolin e ndihmësve të autorëve.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, tre persona të cilët qëlluan pa mëshirë në drejtim të lokalit ku ndodheshin shënjestrat e tyre, ishin Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili.