top of page

Rektorja blen 37 milionë lekë perde, pas denoncimit anulohet tenderi nga KPP


Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Rajmonda Kçira, blen 37 milionë lekë perde. Duket sikur janë zgjidhur të gjitha problemet e studentëve dhe tashmë duhen këto perde luksi. Pak ditë më parë, raportoi se si KPP anuloi tenderin e denoncuar dy herë për blerje pajisjesh në këtë universitet

Por, paska akoma! Kçira ka zhvilluar edhe një tender tjetër, atë me numër reference REF-83482, më 10 dhjetor 2023, me objekt: “Furnizim vendosje Perde”, me fond limit 3,749,961.00 lekë (pa TVSH) zhvilluar më datë 23 dhjetor 2023, nga autoriteti kontraktor Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër.

Pra, më shumë se 37 milionë lekë do të shpenzojë rektorja vetëm për perdet e universiteti! Në momentin që fituesi po merr paratë dhe do të vendosë perdet e porositura, firma pjesëmarrëse në këtë tender “Bajro Bros” SHPK ka dorëzuar një ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Kjo firmë pretendon se dy oferta të tjera janë kualifikuar si të vlefshme, edhe pse nuk përmbushin kriteret. Këtë ankesë kompania e ka dërguar edhe në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave pranë universitetit, por rektorja vazhdon të këmbëngul në vendimin e vet. Megjithatë, vendimi i KPP nxjerr në shesh të palarat e tenderit për perdet.



Prandaj, në përfundim Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi që të pranojë ankesën e firmës “Bajro Bros” SHPK dhe i kërkon Universiteti të Shkodrës që të anulojë tenderi derisa të korrigjohen gabimet e bëra.

Është e qartë se rektorja Kçira po fshihet prapa perdeve për t’i dhënë kompanisë së paracaktuar 37 milionë lekë. Drejtuesja e këtij institucioni duket jashtë kontrollit të ministrisë.

Kështu do të ndodhte, kur ministre e Arsimit dhe e Sportit do të emërohej Ogerta Manastirliu (ish ministre e Shëndetësisë) që është e zënë me përgjigjet që i jep SPAK-ut për koncesionin e Sterilizimit.

bottom of page