top of page

Robert Aliaj përballet me Sabianin: Hajde kalofsh mirë


Në rubrikën “Mos i Bjer me Top” tek E Diell moderatori Ronaldo Sharka së bashku me Erjola Doçin, vunë në lojë Sabianin dhe Robert Aliajn. Ata i kanë telefonuar të dyve njëkohësisht dhe pëmes një mikrofoni afër telefonave u dëgjua dhe biseda që bënë bashkë. Gjatë telefonatës ata nuk e njohën-njëri tjetrin dhe Robert Aliaj e pyet Sabianin se kush është, ndërkohë Sabiani i përgjigjet se telefonatën e parë e ka marrë nga ai dhe kërkon emrin se kush ishte. Të dy po pyesnin njëri-tjetrin për emrin dhe si përfundim e lanë se telefonata ishte gabimisht.


Robert Aliaj: Alo.


Sabiani: Hë më dëgjon?


Robert Aliaj: Kush je mo?

Sabiani: Po ti kush je se morë në këtë numër?

Robert Aliaj: Po ti merr në telefon dhe më pyet kush je ti?

Sabiani: Më ke marrë tek ky numri pak më parë.

Robert Aliaj: Nuk të kam marrë unë. Kur?

Sabiani: Tani sa i ke rënë para as një minutë.


Robert Aliaj: Po jo mo zotëri, unë zbrita nga lart poshtë, se kam pasur me vete fare telefonin. Nejse nuk e di çfarë halli ke, po nuk kuptova asnjë gjë.

Sabiani: Çfarë halli po thua ore?! Më ka rënë ky numri dhe prandaj të mora.

Robert Aliaj: Jo ndoshta do jetë dhe gabimi i rrjetit, nuk e di çfarë ka ndodhur.

Sabiani: Ndoshta.

Robert Aliaj: Ok, hajde kalofsh mirë.

Sabiani: Edhe ti inshallah.

Ronaldo dhe Erjola nuk mbajtën dot më të qeshurat duke ngritur pyetjen nëse ata nuk e kuptuan që po flisnin me njëri-tjetrin, apo e kuptuan dhe nuk donin të flisnin sepse ndoshta e morën vesh që ishte një lojë televizive?


bottom of page