Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur nga paraburgimi paraburgimi i Policisë së Magnezisë. Sapo u konstatua arratisja e tij, është vënë alarmi për lokalizimin e shqiptarit i cili është gjetur rreth 4 orë më vonë në rrugën “2 Nëntori”.
Shtetasi shqiptar qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë greke. Ai ndodhej në paraburgim pasi po gjykohet për çështje të ndryshme edhe pse vuan dënimin në burgjet e Larisës.
Të premten ai u dënua me 18 muaj burg me kusht, pasi Gjykata Penale Volos e shpalli sërish fajtor për lëndime trupore dhe kanosje në familje, armëmbajtje pa leje, sidhe përdorim të armëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe prindërve të saj.