Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka caktuar masën esigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Bjorni Shushari, pasi dhunoi për vdekje 54-vjeçarin Krenar Brisku, pasi i hyri në banesë për të vjedhur disa pula. Shushari ndodhej në burg deri më tani, pasi u arrestua nga Policia, fill pas ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit kur 54-vjeçari Krenar Brisku u fut në banesën e familjes Shushari për të vjedhur pula, e pikërisht në atë moment, i riu e kapi dhe e dhunoi duke i shkaktuar fraktura të rëndë në kokë dhe në trup.
Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, e më pas është sjellë tek “Trauma” në Tiranë për mjekim më të specializuar, fatkeqësisht, Brisku nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ndërroi jetë më 4 mars 2023.